(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 8 prill të vitit 1926, në fshatin Kurdari të Matit. Më 18 tetor 1970, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Matit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», «moskallzim të krimit» dhe «përhapje të sekretit shtetëror» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Mori pjesë në revoltën e Spaçit të 21-23 majit të vitit 1973, ndaj dhe, më 13 korrik të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundra pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda», dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 8 shtator 1973. Dokumenti i Sigurimit: Si e shtypëm revoltën e Qafëbarit, në Gazetën «Panorama», 5 tetor 2009; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 434.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit