ALLKAJ Bezat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 mars të vitit 1917, në fshatin Godolesh të Elbasanit. U arrestua më 30 korrik 1956, dhe më 25 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë, moskallëzim krimi kundër shtetit dhe tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe heqjen e dekoratës. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 27 nëntor 1956. U lirua më 7 mars 1963 për plotësim afati. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 679.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]