(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 15 korrik të vitit 1950, në fshatin Mumajes të Tiranës. Më 31 janar 1977, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «diversion në bashkëpunim» dhe e dënoi me 16 vjet heqje lirie, konfiskimin e plotë të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 19 shkurt 1977. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 683.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "ALLMUÇA Bashkim" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/allmu%c3%a7a-bashkim