ALUSHI Sejdullah
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 21 qeshor të vitit 1925, në fshatin Radat të Ersekës. Më 24 tetor 1959, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, tentativë akti diversioni dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1 V. 2012, D.1, Fl. 655.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]