(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1900, në fshatin Bilisht të Korçës. Ende sa pa u shpalluar vendimi i gjyqit, më 10 shtator të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit të Nënprefekturës së Devollit urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të patundshme. Dhe më 24 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me burgim të përjetshëm si «armik të popullit ». AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 294; Gazeta Zyrtare, nr. 117, 27 dhjetor 1946, f. 6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]