(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ushtarak. Lindi në vitin 1913, në Shkodër. Kreu Akademinë Ushtarake në Itali. Më 23 qershor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor si «oficer të okupatorëve italo-gjermanë» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për një vit kohë. U arrestua sërish më 1953, dhe më 26 gusht të po atij viti, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit», «propagandë lufte» dhe «moskallëzim krimi», dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie. Vdiq në burg. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 744.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]