BAJRAKTARI Bajram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 30 shtator të vitit 1919. Shkollën e mesme e kreu në Romë. Ndërpreu Fakultetin e Jurispridencës pas tri vjetësh dhe u kthye në Shqipëri, për të luftuar italianët përkrah të vëllait, Muharrem Bajraktarit. U arrestua më 1949 dhe u dënua me vdekje. U pushkatua më 30 shtator të vitit 1949, pikërisht ditën kur do të mbushte të tridhjetat.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]