(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tropojë. Kreu shkollën bujqësore në Fier. Një ditë disa njerëz e dëgjuan duke biseduar me ca turistë që flisnin anglisht. U arrestua menjëherë dhe u dënua me 10 vjet burg për tentativë arratisje. Një vit përpara se të lirohej, u ridënua për agjitacion e propagandë. Ato ditë, nga hidhërimi i vdiq e ëma. Mbetur vetëm, një mëngjes qershori të vitit 1975, ndërkohë që bashkëvuajtësit kishin dalë në ajrosje, ai u vetëvar në hekurat e dritares së dhomës ku banonte në burgun e Burrelit. Poshtë jastëkut kishte lënë edhe një letër në anglisht, të cilën e morën hetuesit. Uran Kalakulla, 21 vjet burg komunist, Tiranë, 2008, f. 103.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit