(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 18 mars të vitit 1931, në Shkodër. Anëtar i organizatës studentore antikomuniste «Përpjekja Shqiptare», që u krijua në Gjimnazin e Shkodrës në tetor të 1947-s. Ishte një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kreut të kësaj organizate, Bardhosh Danit [shih]. Ai hartonte traktet e organizatës që pastaj shpërndaheshin në Shkodër, Kelmend, Mirditë e Tiranë.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]