BAKIU Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 tetor të vitit 1911, në Tiranë. Më 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se së bashkë me Haki Karapicin [shih], Irfan Pustinën [shih] dhe Imer Keçin [shih] ka «formuar grup me tendenca kundra Pushtetit dhe për ta rëzuar këtë me dhunë» dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë, si dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Por një muaj më vonë, më 21 prill të po atij viti, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake ia ktheu dënimin në 7 vjet privim lirie dhe konfiskim të pasurisë, të luajtshme e të paluajtshme. Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata e Lartë Ushtarake, Nr. 127 i Regj. Them.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]