(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Punëtor pastiçerie nga qyteti i Durrësit. U akuzua si bashkëpunëtor i Teme Sejkos [shih] dhe Tahir Demit [shih], dhe se në shtëpinë e tij ishte vendosur radiomarrësi, me anë të të cilit ata lidheshin me Flotën e Gjashtë Amerikane në Mesdhe. Fillimisht u dënua me vdekje, pastaj me 25 vjet heqje lirie. Nazmi Berisha – Dyzi, 20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës: Dëshmi për periudhën prej 1959-1980, Berat, 1995, f. 52.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "BARIU Skënder" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/bariu-sk%c3%abnder