(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ushtarak, drejtor i Shkollën së Xhandarmërisë, anëtar i Shtabit të Forcave të Legalitetit. Lindi në vitin 1900, në fshatin Plani i Bardhë të Matit. Shkollën fillore (mejtepin) (1907-1912), të mesmen (ruzhdijen, 1912-1915) dhe shkollën e aspirantëve për xhandarmëri (1918-1919) i kreu në Tiranë, kurse Akademinë Ushtarake në Itali. U emërua komandant batalioni rezervë në Gardën Kombëtare me gradën kapiten II. Në vitin 1936 u emërua drejtor i Shkollën së Xhandarmërisë në Burrel. Pas pushtimit italian të vendit, u largua në Jugosllavi. U kthye në prill të vitit 1941 dhe u caktua në Komisionin e kujdesit dhe ndihmës për emigrantët. Që nga tetori i vitit 1941 e deri në mbarim të luftës, u inkuadrua në Shtabin e Forcave të Legalitetit. Në vitin 1945 u arrestua për veprimtari antikomuniste gjatë luftës dhe, në qershor 1945, u dënua me vdekje me pushkatim. U ekzekutua më 7 qershor 1945. Ndonja një vit më vonë, më 8 prill 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës, vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Asllan Zemani, basha Murat, në «Fjalor Enciklopedik Shqiptar», 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 187; Gazeta Zyrtare, nr. 35, 9 maj 1946, f. 2.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit