BASHA Shaban
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak. Lindi në Pejë. Që fëmijë u largua në Shqipëri. Kreu Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë. Më vonë u fut në Grupin Komunist të Shkodrës. Mori pjesë në Luftën e Spanjës, ku u gradua kapiten. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, mori pjesë aktive në luftë. Me mbarimin e luftës u arratis në Greqi, po atje ra në dorë të komunistëve grekë, të cilët e kthyen në Shqipëri, ku u arrestua menjëherë. Dënimin e vuajti pjesërisht në burgun e Burrelit. U lirua me amnistinë e vitit 1964. Pas lirimit u kthye në Kosovë. Pak kohë më vonë u emërua profesor i matematikës dhe fizikës në gjimnazin e Prishtinës. Nazmi Berisha – Dyzi, 20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës: Dëshmi për periudhën prej 1959-1980, Berat, 1995, f. 57-58; Uran Kalakulla, 21 vjet burg komunist, Tiranë, 2008, f. 2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]