BAZHDARI Ndrekë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 dhjetor të vitit 1939, në Shkodër. Më 6 gusht 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «për përgatitje për t’u arratisur në një shtet të huaj» e «për agjitacion e propagandë» dhe dënoi me 14 vjet heqje lirie dhe me konfiskim të pasurisë. U lirua me kusht më 28 gusht të vitit 1964. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 335.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]