BEJTAJ Arif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Mavrovë të Vlorës. Më 15 janar të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv të Nënprefekturës së Kotës, vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 34, 4 maj 1946, f. 4; Gazeta Zyrtare, nr. 41, 21 maj 1946, f. 6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]