(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Historian e diplomat. Lindi më 11 janar të vitit 1904, në Elbasan. Kreu shkollën e mesme «Naim Frashëri » në qytetin e lindjes. Mes viteve 1920- 1928 kreu Akademinë Tregtare në Linz të Austrisë. Pas përfundimit të studimeve u kthye në Shqipëri. Më 1938 u emërua kryekonsull në Bari, Itali, detyrë të cilën e kreu deri më 1939, kur u transferua si konsull në qytetin e Manastirit në Maqedoni. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga nazistët, u kthye në atdhe. U arrestua më 1945 si autor i veprës antijugosllave «Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë, 1878-1881». U lirua tre vjet më vonë, më 1948. Vdiq më 1 janar të vitit 1962 në Elbasan. Vepra: «Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë 1878-1881» (Tiranë, 1939). Përkthime: Ivan Turgenjev, «Dashuni e parë», Shtyp. Kartoleria «Peppo et Marko», Korçë, 1933. Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tiranë, 2007, XXV, f. 319; Maks Gjinaj, Margarita Mele, Myrvete Elmazi, Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (1913-1944), Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010, f. 574.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit