BEU Hysni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Luar të Beratit. U dënua si «kriminel lufte» nga Gjykata Ushtarake e Fierit. Në bazë të vendimit të kësaj gjykate, më 28 shkurt të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor N.Çl. të Nënprefekturës së Qendrës Berat vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Gazeta Zyrtare, nr. 28, 29 mars 1947, f. 3.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]