BIÇAKU Mehdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 shtator të vitit 1935, në fshatin Qarrishtë të Librazhdit. Më 1 mars 1977, Gjykata e Rrethit të Librazhdit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 215.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]