BORIÇI Nexhat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 maj të vitit 1918, në Shkodër. Në vitet 1944-1946 qëndroi në mal, u dënua me burgim dhe pas përfundimit të burgut u arratis jashtë vendit. Punoi si mësues në Kosovë, ku kishte luftuar në vitin 1943 si vullnetar në Batalionin e Rinisë së Ballit Kombëtar «Besnik Çano». Anila Dushi, Daut Boriçi – Historia e një familjeje mësuesish e patriotësh, në «Shekulli», 30 korrik 2007.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]