BYLYKBASHI Gëzim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 tetor të vitit 1940, në fshatin Pilur të Devollit. Më 10 shkurt 1959, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës për arratisje jashtë shtetit për në Greqi» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, me konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 12 mars të vitit 1959. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 362.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]