CAKRANI Hysenj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1914, në Petoshaj të Libofshës. Pas mbarimit të shkollës fillore e të mesme në Shqipëri, kreu universitetin e Bolonjës, dega Ekonomi Agrare. U arrestua më 1946. Pak pas lirimit, më 1949-1952 u burgos sërish. Më 7 qeshor të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Pas lirimit u internua dhe përfundoi në azilen e pleqve në Fier, ku dhe vdiq më 1989. Asqeri Llanaj, Bektash Bej Cakrani: Historia flet vetë, Vlorë, 2010; Gazeta Zyrtare, nr. 75, 8 gusht 1946, f. 8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]