DËRGUTI Brahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Disident, (Shkodër 1924 – 18 gusht 1948). Anëtar i shoqërisë sportive Besa. Në fillim të vitit 1947, me elementë nga Gjimnazi i Shtetit, krijuan organizatën Përpjekja Shqiptare me kryetar B. Danin [shih]. Me dt. 18 korrik 1948 Sigurimi i Shtetit fillon ndjekjen e organizatës. Dërguti me dy shokët, në prag të arrestimit, tenton të arratiset. Me 18 gusht vritet në një pritë afër kufirit. A. Pipa, na sjell historinë e krijimit të këngës së G. Çunit në burgun e Burrelit, për tre të rinjtë shkodranë: B. Danin, M. Cacajn e Ibrahim Dërgutin, vrarë në 18 gusht 1948 prej pritave komuniste. (Pipa 213) Arshi Pipa, Libri i Burgut, bot. II-të, Eurorilindja, Tiranë 1994, f. 213; BKSH, 1993: Vol. XIV, Santa Clara, Kaliforni, f. 219-220; F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 624

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]