DACI Mehdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin në Sllovë të Dibrës. U dëbua për motive politike. Më 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Dibrës (Sllovë), në rrethin e Durrësit, prej vitit 1953 deri më 1957. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 25; AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1793.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]