DALANI Ymer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Salari të Tepelenës, më 20 korrik të vitit 1897. Më 19 dhjetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të pushkatimit pa gjyq të Ymer Dalanit për «motive politike» më 18 qershor 1944. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 368.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]