DALIPI Faik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 qershor të vitit 1909. U internua për «çështje politike». Më 19 nëntor 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Ersekës në rrethin e Krujës, prej 25 maj të vitit 1948 deri më 30 korrik 1949. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 271.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]