DALIPI Isa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1901, në Varibop, Fier. Më 29 shtator 1945, me vendim nr. 103/119, Gjykata ushtarake e Fierit e dënoi si pjesëtar i Ballit Kombëtar dhe «ka marrë pjesë në operacionet që janë kryer në Mallakastër», me 10 vjet burg, konfkiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.278-279.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]