DALIPI (metaj) Capo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1895, në Fier. Më 12 shtator 1945, me vendim nr. 33, Gjykata ushtarake e Fierit e deklaroi fajtor «se ka marrë pjesë» në organizatën Balli Kombëtar, «ka vepruar në dëm të interesave të popullit». U dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. Me vendim nr. 272, dy ditë më vonë, vendimi u aprovua dhe nga Gjykata e Lartë Ushtarake. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 811-812.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]