DALIPI Zalo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Selenicë të Kolonjës, në vitin 1885. U arrestua më 8 dhjetor 1944. Më 22 shtator të vitit 1945, Gjykata e Lartë Ushtarake, e dënoi me vdekje, me pushkatim, për «pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar» dhe «mobilizim të forcave për Ballin». U ekzekutua më 2 tetor 1945, prej forcave të kompanisë së tretë. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 283.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]