DANGËLLIA Sybi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur më 1969, në Çlirim, Fier. Ka lindur në vendin e dëbimit të familjes. Më 29 korrik 1992, me vendim nr. 14, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Korça në Fier, prej 1969 (datëlindjes) deri më 30 shtator 1991. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 689-690.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]