DAUTI Uk Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Kukës. Më 27 qershor 1959, me vendim nr. 76, Gjykata ushtarake e Tiranës e dënoi «se ka tradhëtuar atdheun duke bashkëpunuar me diversantët kundër pushtetit», me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2193-2194

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]