(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dukagjin, më 28 tetor të vitit 1916. Kur forcat e Preng Calit mbetën të rrethuara në shpellën e Kelmendit, njëri ndër të kapurit ishte edhe Dedë Gjon Deda, një trup vigan të cilin e torturuan për vdekje partizanët e Shefqet Peçit në Rapshë të Hotit. U arrestua më 3 dhjetor 1945. Më 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me dy vjet heqje lirie, punë të rëndë dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e ndëshkimit për «krime kundër shtetit». F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 799.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]