(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Nënmavriq të Shalës, në vitin 1889. Më 20 shtator 1952, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantët» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», ndaj e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për tre vjet kohë. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 700
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]