DELIA Katerinë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1939, në Shkodër. U internua për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Shkodra në Tepelenë, prej 6 qershor 1946 deri më 20 qershor 1947. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1896-1897

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]