DEMA Zirakë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Dohoshisht, Dibër. U dëbua për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr.20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Dibër në Lushnjë deri më 1990, bashkë me fëmijët. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 844-845

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]