DEMROZI Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Ballutaj, Durrës. U vra për motive politike. Më 24 maj 1994, me vendim nr. 456, Gjykata e Kavajës vendosi njohjen e faktit të vrasjes «pa gjyq, nga forcat komuniste, më 13 qershor 1944, në fshatin Gërmenj të Kavajës». AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2311-2313

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]