DERVISHI (bektashi) Medin

DERVISHI (bektashi) Medin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Mazhar të Vlorës, në vitin 1920. Më 25 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se ka qenë «ushtar i thjeshtë e i vendosur i Ballit Kombëtar» dhe se ka marrë pjesë «në operacione të ndryshme» të tij, ndaj dhe e dënoi me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare-politike baraz me kohën e ndëshkimit si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Në bazë të nenit 51 të Ligjit 382 datë 24 dhjetor 1946 mbi D.P.P., dënimi iu kthye në 20 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 239

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]