DERVISHI Caf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur në Muselim, Shkodër. Për fshatarët e fshatit Muselim u zhvillua një gjyq i veçantë me akuzën e mbështetjes dhe se kishin marrë pjesë në përgatitjen e sulmit të 9 shtatorit në bashkëpunim me Q. Rrojin, O. Haxhinë etj. Dënimet nuk e kaluan masën me 3 vjet heqje lirie. Gjykata Ushtarake, me datë 18 dhjetor 1949, e dënoi Caf Dervishin me 2 vjet punë të detyruar. Uran Butka: Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 281

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]