DERVISHI Haxhi Hamit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917 në Seferaj, Durrës. Më 15 maj 1946, me vendim nr. 198, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «strehimin e kriminelëve të luftës», me 1 vit burg, dhe heqjen e së drejtës elektorale dhe civile për 1 vit. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1124

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]