DERVISHI Pajo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1888, në Elbasan. Më 10 janar 1948, me vendim nr. 8, Gjykata ushtarake e Elbasanit e dënoi «se ka pasur lidhje me elementë armiq», me 10 vjet burg dhe heqjen e të drejtave civile për 5 vjet. Dënimi filloi prej 24 maj 1947. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.48-49

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]