(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1895, në Lushnjë. U pushkatua për motive politike. Më 19 prill 1945, me vendim nr. 36, Gjykata ushtarake e Beratit e dënoi «për kriminel lufte dhe armik i popullit», me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. Ekzekutuar më 27 prill 1945. Më 7 korrik 1945, me vendim nr. 17, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Beratit, «nisur nga vendimi i Gjykatës Ushtarake të Krahinës së II-të: vendosi sekuestrimin e pasurisë së luejtëshme dhe të paluejtëshme të dënuarit me vdekje Qazim Dervishi: Ara Vorrrez 6 dylym; ara Vidhishta 6 strem; ara Pazares 6 strem; Toka Habori, ullinj; një palë shtëpi me dy kate». AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 868-869. Gazeta zyrtare 1945, 31 gusht f. 1
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit