DIBRA Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I rënë në Lëvizjen e Postribës. Lindur në Boks. Në shkresën e Komandantit të Qarkut MP, Major Mihallaq Ziçishti dërguar Komandës të Mbrojtjes së Popullit [Sigurimi], Tiranë: Në lidhje me përpjekjen e datës 9 shtator 1946, në listën [IV.] të personave të ekzekutuar pa gjyq nga ana e ushtrisë dhe të vrarë gjatë luftimeve të 9 shtatorit në Shkodër e rrethina (Postribë) është 1. Idriz Dibra, nga Boksi, u ekzekutua me pushkatim pa gjyq, datë 9 shtator 1946. [Arkivi i MB, D. 62] cit. në Uran Butka: Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 287-288.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]