(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Mbrashtan të Ersekës, në vitin 1908. Më 21 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake, në bazë të neneve 2, 12, 14, 15, 16, 19, të ligjit 41, “Mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake”, e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. U arrestua sërish më 1963, dhe më 10 maj të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e të propagandës», dhe e dënoi me gjashtë vjet burg dhe humbjen e së drejtë elektorale për dy vjet kohë. Në bazë të pikës 11 të dekretit 3603, datë 23 nëntor 1962, mbi amnistinë, iu zbrit një e katërta (¼ )e dënimit. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 306
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit