DILO Jani Ilo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Nga Sheperi i Zagorisë, i biri i patriotit Ilia Dilo Sgeperi. Intelektual me shkollim perendimor, akademist. Nacionalist, lider i Ballit Kombëtar në Qqarkun e Korçës. I deleguar i BK për realizimin e Marrëveshjes së Mukjes në Jug. Misionar i Bashkimit dhe Pajtimit Kombëtar. Bashkëhartues i Marrëveshjes paraprake midis Ballit Kombëtar dhe Misionit Britanik, oficerit Bill Maklin, 6 gusht 1943. Luftëtar i Ballit Kombëtar me gradën kapiten, ka luftuar kundër pushtuesve italianë (Pocestë, 1943) dhe gjermanë (Qafë-Thanë, shtator 1943). Pas Luftës Civile 1943-1944 emigroi në Itali e mandej në SHBA. I dënuar me vdekje nga regjimi komunist. U. Butka, “Safet Butka”, 2008

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]