(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1905, në Topovë, Gjirokastër. Më 8 tetor 1946, me vendim nr. 115, Gjykata ushtarake e Gjiroakstërs e dënoi se iu gjet «një sasi e mjaftueshme manifakture, me qëllim spekulimi e sabotimi», me 2 vjet burg me punë të detyruar, heqjen e të drejtave qytetare për aq kohë, konfiskimin e pasurisë dhe mallit të gjetur të padenoncuar. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.318-319
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]