DINE Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Oficer, (Maqellarë, Peshkopi 1915 – Tiranë 2 nëntor 1944). Gjatë betejës së Tiranës dhe largimit të gjermanëve, partizanët e rrëmbejnë nga shtëpia, dhe e pushkatojnë pa gjyq, me 2 nëntor 1944. Trupi iu gjet mes intelektualëve të tjerë në të ashtuquajturën masakra e Hotel Bristolit, në bodrumet e të cilit, u identifikuan kufomat e 12 personave. Nuk i është gjetur varri. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi, më 5 shtator 1992, njohjen e faktit të «vrasjes pa gjyq, për motive politike, më 2 nëntor 1944». Dekoruar me Urdhërin Nderi i Kombit, si intelektual i Tiranës. Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Naim Frashëri, Tiranë 2007, f. 55

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]