(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1885, në Burrel. Më 25 shtator 1945, me vendim nr. 77, Gjykata Ushtarake e Peshkopisë e dënoi për «moskallëzim të vëllezërve të arratisur». Më 3 tetor 1945 u shpall i pafajshëm. Më 10 prill 1947, me vendim nr. 156, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi për «strehim e furnizim të kriminelëve», me 3 vjet burg dhe me humbjen e të drejtave politike. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2098-2099, 2502-2503
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]