DOBRA Islam Selim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902. Vdiq në burg. Më 16 maj 1994, me vendim nr. 684, Gjykata e Lushnjës ka vendosur njohjen e faktit të vdekjes së I. D. nga torturat në brugun e Shkupit. Sipas vendimit, «I. D. nuk ka qenë dakord me regjimin komunist dhe në vitin 1944 është arratisur jashtë shtetit në Jugosllavi. Është kapur nga forcat komuniste jugosllave dhe është futur në burgun e Shkupit. Për shkak të bindjeve të tij politike, është torturuar në burg dhe ka vdekur më 31 dhjetor 1948». AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 746-747

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]