(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1917, në Kukës. Më 16 prill 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit vuajtjes së dënimit, për motive politike, prej 22 prill 1946 deri më 3 gusht 1946, me vendim të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës. Më 6 qershor 1947, me vendim nr. 67, Gjykata e Peshkopisë e dënoi «për krimin e shitjes së misrit pa denoncuar», me 1 muaj punë të detyruar. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2160
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]