DRAGOTI Xhelal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1947. Më 27 tetor 1973, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes», dhe e dënoi me trembëdhjetë vjet burg. U arrestua sërish më 1982 dhe më 25 gusht të po atij viti, Gjykata e Fierit e dënoi trembëdhjetë vjet e nëntë muaj burg për «agjitacion e propagandë» (dënim i kombinuar). AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 546

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]