(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Arrmollë, Peshkopi. I dënuar politik nga Gjykata Ushtarake e Peshkopisë. Më 4 gusht 1946, me vendim nr. 98, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Shumbatit, Peshkopi, nën kryesin e Xhetan Elezit, vendosi t’i «sekuestrohen pasuritë e tundëshme e të pa tundëshme të burgosunit si armik i popullit Misin Dullës, nga katundi Arrmollë e Lurës, në vështrim të vendimit Gjykatës Ushtarake Peshkopi nr. 91 dt. 10 qershor 1946, që, përveç ndëshkimit penal dhe aksesorë, dënohet dhe me konfiskimin e pasunis». Gazeta Zyrtare, 14 dhjetor 1946, f. 4-5
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]